Snapchat i kërkon falje sërish Rihannas
Snapchat kërkoi falje edhe një herë për reklamën që u shfaq në këtë aplikacion.

Ajo që u lansua në fillim të javës, përmbante dy opsione me pyetjen së kë do të zgjidhnin përdoruesit: Ta godasin me shuplakë këngëtaren Rihanna apo ta godasin me grusht ish të dashurin e saj, këngëtarin Chris Brown.

Pasi Snapchat lëshoi kërkimfaljen menjëherë, Rihanna iu vërsul kësaj kompanie me një postim të ashpër.

Ndërsa zëdhënësi i kësaj kompanie, për ABC News deklaroi: “Kjo reklamë është e neveritshme dhe nuk duhej të ishte shfaqur kurrë në shërbimet tona. Na vjen shumë keq që e bëmë këtë gabim të tmerrshëm të lëshimit të saj përmes procesit tonë të rishikimit. Jemi duke hetuar se si ndodhi kjo, n ë mënyrë që të sigurohemi që nuk do të ndodhë sërish”.

Kjo lojë u tërhoq nga platforma dhe reklamuesi u bllokua nga aplikacioni në fjalë.
Shtuar më 16/03/2018, ora 10:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori