“Fol butë me mua ore….!” Zbardhet debati, si u shkua deri te vrasja me grushte e biznesmenit në Vlorë

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për Rei Metën. 33-vjeçari akuzohet për vrasje nga pakujdesia. I riu vrau biznesmenin e ndërtimit, Armando Meshau. Mes të dyve pati një përplasje fizike në një qendër interneti.

Viktima, 55-vjeçari Meshau, ishte ulur në një prej kompjuterëve të internet kafesë, ndërsa autori i qëndronte afër në këmbë. Fillimisht ata debatuan me fjalë, ndërsa në një moment, Meshau ngrihet dhe godet me grusht të riun Rei Meta.

Ky i fundit reagoi me disa goditje të njëpasnjëshme. Për pasojë Meshau ra në karrige dhe iu përplas koka në një nga tavolinat. Kjo ishte fatale për të.

Konflikti që i mori jetën Meshaut dyshohet të ketë prapavijë mosmarrëveshjet për pronësinë e një apartamenti të një pallati që viktima kishte ndërtuar.

Ky është pohuar dhe nga vetë autori, Rei Meta. Në polici i riu ka deklaruar ndër të tjera se nuk ka pasur qëllim për ta vrarë 55-vjeçarin dhe se vdekja e tij ka qenë aksidentale.

33-vjeçari është djali i Anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Seiti.

Ndërkohë, është zbardhur dosjen e plotë të vrasjes së ndërtuesit Armando Meshau nga Rei Mata.

Ky i fundit, sipas dëshmisë së tij, ka treguar se kishte shkuar në Vlorë për të takuar një mikun e tij dhe aty kishte takuar viktimës, ku e kishte ftuar për kafe, por ky i fundit e kishte refuzuar duke i thënë se “kishte punë”.

Rei Meta: Hajde pimë një kafe dhe të flasim për kontratën që kemi.

Armando Meshau: Nuk kemi se çfarë flasim bashkë.

Rei Meta: Kemi kontratën që kam të për marrë një pronë.

Armand Meshau: Ik shiko hallin se nuk më bën gjë mua.

Rei Meta: Hajde të ulemi dhe të flasim dhe të merremi me gjyqe, hajde flasim.

Më pas, Meshau ka ikur në një internet kafe, ku ka vijuar sërish debatin.

Rei Meta: Të kam paguar për shërbimin, dua dokumentet.

Armando Meshau: Jo me mua këto muhabete

Rei Meta: Fol pak më qetë me mua se ka dhe njerëz të tjerë përreth që nuk na njohin.

Armando Meshau: Seriozisht e ke ti?

Ka qenë edhe një nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes që ka konfirmuar se debati mes tyre ka qenë për prona. Referuar dosjes, Meta pasi e ka qëlluar me grusht është larguar nga vendi i ngjarjes, por ishte dorëzuar në Polici, pasi kishte mësuar se Meshau kishte ndërruar jetë.

“Kam nënshkruar një kontratë sipërmarrje si komision për gjetjen e një trualli në Radhimë, ku do të ndërtonte Armando, ndërkohë që unë do të shpërblehesha me 60 m2 apartament dhe në këmbim do i jepja Armandos 7000 euro“, ka dëshmuar Meta.

Sipas tij, kontrata është bërë në vitin 2020, dhe ndërkohë edhe pse pallati ishte ndërtuar, Armando nuk i kishte dhënë “atë që i takonte”.


Shtuar 11.08.2023 12:08