S'kishte kohë, Kejvina ikën tek Ermali siç del nga dushi (VIDEO)
View this post on Instagram

Kejvina hyn ne emision me peshqir😲

A post shared by Xing.al (@xing.al) on

Pëlqej
Ka nisur mbrëmjen e sotme në TV Klan sezoni i ri i emisionit që ju mban gozhduar pas ekranit çdo të shtunë, “Xing me Ermalin”.

Që në puntatën e parë moderatori Ermal Mamaqi dhe velina Kejvina Kthella kanë habitur me veshjet e tyre.

Fillimisht ishte Ermali që u shfaq në skenë i veshur me një kostum modern me pantallona të shkurtra.

Pas tij erdhi edhe Kejvina e cila mbante veshur një peshqir rreth trupit dhe një në kokë, shkruan Xing.

Velina bukuroshe u shpreh se nuk i premtoi koha të bëhej gati pasi nuk e dinte që kishte nisur emisioni. “Nuk isha në dijeni që kishte nisur Xingu.

Koha nuk premtoi që të bëhesha gati tamam”, u shpreh Kejvina dhe e hoqi peshqirin poshtë të cilit mbante veshur një fustan të zi të ngushtë që i tregonte linjat perfekte trupore. /albeu.com/




Shtuar më 16/09/2018, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori