Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Albërije Hadërgjonaj, feston sot
ditëlindjen.
Ndër personat e parë që e ka uruar këngëtaren ka qenë vajza e saj
Anxhelina, e cila në një postim në InstaStory na ka shkrirë zemrat të gjithëve me fjalët drejtuar të ëmës.
“Gëzuar
ditëlindjen mamasë time të mrekullueshme! Vetëmohueses, më të dashurës dhe më të bukurës si brenda dhe jashtë! Të dua me gjithë zemër dhe shpirt!”- shkruante
Anxhelina për të ëmën.
Jeni kuriozë të dini sa vjeç mbush sot
Albërija?
Megjithëse s’duket fare për moshën që ka, po ju tregojmë se këngëtarja është sot 45 vjeç dhe e dimë që është shumë e vështirë për t’u besuar, për shkak të freskisë së saj në pamje, shkruan iconstyle.
Albërija ka lindur më 15 shtator të vitit 1975.
Shtuar më 15/09/2020,
ora 17:37