Ja sa tifozë do të ketë në stadiumet e Bundesligës

Bundesliga nis në këtë vikend dhe tifozët do të rikthehen nëpër shkallët e stadiumeve të ekipeve që ata përkrahin. Të martën, kancelarja gjermane Angela Merkel ka konfirmuar se deri në 25 mijë tifozë do të mund të jenë pjesëmarrës në ngjarje sportive, por jo më shumë se gjysma e kapacitetit të një stadiumi.

Në rast se do të ketë më tepër se kaq tifozë, do të ketë masa të rrepta për parandalim të koronavirusit, shkruan “sky.de”.

Ndërkohë, njerëzit e politikës në Gjermani thonë se vetëm ta vaksinuarit, të shëruarit nga koronavirusi apo tifozët e testuar, do të lejohen në stadiume.

Por, disa klube kanë vendosur rregullat e veta.

FC Koln dhe Borussia Dortmund i kanë hapur dyert vetëm për ata të cilët janë vaksinuar apo ata që janë shëruar, ndërsa një kontingjent i vogël i tifozëve do të jetë me testime.


Shtuar 11.08.2021 18:54