Skenë si nëpër filma, vritet reperi Kenny Clutch (FOTO-LAJM)

Disa persona të armatosur të cilët lëvizini me një makinë Range Rover me xhama të zinj kanë qëllur një ditë më parë ndaj reperit Kenny Clutch i cili drejtonte një Maserati.

Duke tentuar ti shpëtojë të shtënave ai e ka ka përplasur makinën e tij me një taksi, që ka marrë flakë. Si pasojë ka vdekur shoferi i taksisë, një pasagjer i tij si dhe shoferi i Maserati-t. Sipas mediave ndërkombëtare shkak për këtë krim mund të ketë qenë një zënkë në një kazino mes rapper-it dhe personave që ishin në makinën Range Rover. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit ku në vitin 1992 u qëllua edhe rapper-i Tupac Shakur. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2013, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori