Skenat provokuese të Norës, flet Robert Berisha
Pak javë më parë, Nora Istrefi prezantoi këngën e saj të re, "As ni gotë’, ku ndër të tjera ajo ç’ka binte në sy ishte kërcimi i këngëtares.

Për shumë nga ndjekësit e saj në Instagram lëvizjet e saj u konsideruan provokuese dhe aspak të hijshmë, duke qenë se tani është edhe nënë.

Padyshim që të tilla komente i ka parë dhe dëgjuar edhe Robert Berisha. Në një intervistë për Mirage, Roberti jo vetëm që i doli në mbrojtje të shoqes, por edhe këshilloi të gjitha vajzat të merren me aktivitet fizik siç bën Nora.

“Kam qenë gjithë kohës atje bashkë me Norën. Ajo veshje është për kërcim dhe nuk ka sit ë dalë e veshur ndryshe. Madje unë lutesha që ta realizonte kërcimin njësoj si në prova. E kam përkrahur dhe do ta përkrah gjithë jetën. Kur bëhesh nënë, jeta mbaroka sipas atyre njerëzve që kanë bërë këto lloj komentesh.”- u shpreh ai shkruan anabel.

Si për ta mbyllur reagimin e tij, Roberti i këshilloi të gjitha vajzat e shoëbiz-it, të përpiqen të duken siç duket Nora edhe pasi është bërë nënë.

“Unë do të doja që të gjitha nënat të shkonin për fitness, të ushqeheshin shëndetshëm dhe t’u dilnin bashkëshortëve të tyre sa më të bukura. Shpresoj që shumë femra të shoëbiz-it shqiptar të duken aq mirë në moshën e Norës edhe kur të bëhen nëna. Mos t’I ndalojnë as aktivitetin fizik, as kërcimin dhe as veshjet provocative. Është viti 2018-të!”- përfundoi ai.

Shtuar më 14/07/2018, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori