Skenat intime me Behar Merën, Rita Lati: Më vjen turp, nuk i shoh kurrë (FOTO LAJM)

Rita Lati ka qenë e ftuar ditën e djeshme në programin “E Diell”. Ajo ndau shumë detaje nga jeta e saj personale dhe atë profesionale.

Ajo që tërhoqi më tepër vëmendjen ishte pendimi i saj në lidhje me punën që ka bërë në të kaluarën.

E pyetur nga gazetari Ervin Kurti, nëse ishte penduar për ndonjë nga skeçet e humorit që ka realizuar në të kaluarën, Rita iu përgjigj:

“A ka? Sa ka thuaj më mirë. Ka aq shumë sa nuk di ku të futem.

Nuk i shoh kurrë skeçet e mia”.

Rita u shpreh se kishte shumë nga skeçet e saj humoristike që i vinte turp t’i dëgjonte sërish.

“Jo më ka ardhur turp, por hapu dhé”, tha Rita.

Aktorja shtoi se e ngushëllonte veten me pagesën, me të cilën paguante shkollën e Rozës.

“E di si e ngushëlloj veten? Tak zarfi, dhe paguaja shkollën e Rozës”, u shpreh Rita.

“Nuk shoh asgjë timen, sa budalliqe, nuk i dua”, tregoi aktorja.

Përsa i përket pyetjeve rreth dëshirës së saj për fëmijë të tjerë përveç Roza Latit, ajo tregoi se nuk e kishte menduar kurrë të kishte fëmijë tjetër, sepse donte të ishte e përqëndruar vetëm te ajo.
Shtuar më 14/10/2019, ora 12:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori