Skena të "nxehta" me Einxhel Shkirën, Bora ka dy fjalë me Donaldin për emisionin e ri (FOTO LAJM)

Këtë sezon të ri televiziv, emisioni “Treshat” nga vëllezërit Veshaj dhe Bora Zemani nuk u rikthye më në ekran.

Kjo e fundit iu bashkua “Top Channel” në moderimin e “Përputhen”, ndërsa Romeo e Donaldi u bënë pjesë e një projekti të ri.

Ata po sjellin një tjetër emision që do të jetë “Late Night”, ndërsa më herët është zbuluar edhe moderatorja që do të “zëvendësojë” Bora Zemanin.

Tashmë, në vendin e Borës do të jetë Einxhel Shkira, ndërsa mbrëmjen e sotme është publikuar edhe videoja promo e emisionit të ri, i cili do të titullohet “Binjakët”.

“Binjaket.Kjo eshte promo e pare e @binjaket_show . U munduam te benim nje promo te tipit “nuk keni pare asgje akoma” por nuk e realizuam dot. Shihemi se shpejti ne @vizionplustv ❤️😘. #staytuned”- ka shkruar Donaldi në postim.

Por, vëmendjen na e tërhoqi komenti i Bora Zemanit, e cila prej disa kohësh po shijon një lidhje dashurie me Donaldin.

Megjithëse lart e poshtë është përfolur së fundmi për një ndarje të dyshes, moderatorja s’ka ngurruar t’i komentojë partnerit dhe t’i urojë suksese për projektin e ri.

Në fakt, ata kanë nisur ta ndjekin sërish njëri-tjetrin në Instagram dhe më herët dhanë “fakte” se ishin pajtuar sërish.

Përsa i përket emisionit të ri të binjakëve, mbetet të presim për të tjera detaje!
Shtuar më 16/10/2020, ora 08:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori