Skena filmash në autostradë, reperi shqiptar përplas makinat luksoze (FOTO LAJM)

Ai është bërë i njohur në Shqipëri pas projektit "Benzi" i cili pati shumë sukses.

Por reperi Finem është përfshirë në një aksident automobilistik në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se Finem drejtonte një makinë tip “BMW X5”, me ngjyrë të bardhë.

Sipas dshmitarëve reperi ka bërë disa manovra në autostradë, por ky veprim i ka bërë “gjëmën”, pasi ka përplasur dy automjete të tjera tip “BMW X5.

Qytetari thekson se të tre automjetet kanë pësuar dëmtime, ndërsa thekson se reperi u largua pas aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2019, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori