Skandalizohen fansat, Gabbana për Selenën: Është e shëmtuar, si një qen
Pëlqej
Selena Gomez është një nga vajzat më të komentuara në botë dhe një nga më të ndjekurat. Ajo është gjithnjë në qendër të vëmendjes së mediave dhe më së shumti për marrëdhënien e saj me këngëtarin kanadez Justin Bieber.

Në profilin e “The Catëalk Italia” në një prej postimeve ku shfaqej Selena në versione të ndryshme me fustan të kuq ka komentuar stilisti i famshëm i markës “Dolce&Gabbana”, Stefano Gabbana.

“Është shumë e shëmtuar”, shkruan Stefano.

Por nuk e ka lënë me kaq, ai ka komentuar sërish duke konfirmuar mendimin e një prej ndjekësve, i cili thotë se Selena i ngjan qenit të racës Pomeranian.

Kaq ka mjaftuar dhe ndjekësit kanë shpërthyer kundër tij.

“Unë jam italian dhe kërkoj falje për atë që Stefano Gabbana ka thënë, ai është i mbaruar. D&G vetë është e bukur, por ai vetë është i shëmtuar, i shpifur. Selena është një nga vajzat më të bukura në botë. Nuk e them unë,por një botë e tërë,”- ka shkruar një prej komentuesve në Twitter.

Komente të tilla kanë qenë të shumta, të cilat ofendonin Stefanon.
Shtuar më 14/06/2018, ora 18:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori