Skandali me çiftin zvicerian, Loredana surprizon me foton me Petrën (FOTO LAJM)

Pas një largimi disa javor nga llogaria e saj në rrjetet sociale, Loredana ka zgjedhur të kthehet duke shkaktuar jo pak zhurmë. Pas projektit më të fundit muzikor të titulluar ‘Medusa’ të cilin e shoqëroi me mbishkrimin: “Kam dashur të them diçka por nuk më kanë lejuar të them asgjë. Kjo fjali nuk është thjesht një rresht, por përshkrimi i jetës time në 18 muajt e fundit. Dëgjoni muzikën dhe do të kuptoni historinë time”, reperja ka publikuar pak minuta më parë një foto me zonjën zviceriane,Petra.

Loredana shfaqet e qeshur në foto duke komunikuar në kamera me Petrën, historia me të cilën u bë virale një vit më parë, pasi kjo e fundit e akuzoi se i kishte vjedhur para së bashku me vëllezërit e saj.

Postimi i reperes ka sjellë një lumë reagimesh, megjithatë nga ana tjetër ka konfirmuar faktin se çdo gjë për Loredanën tashmë i është kthyer normalitetit dhe problemet kanë ngelur pjesë e së shkuarës.

Shtuar më 23/09/2020, ora 08:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori