Skandali i helikopterëve, Zajmina: S'kam frikë
Pëlqej
Zajmina Vasjari nuk ka frikë askënd, kjo referuar akuzave qe janë ngritur ndaj saj në lidhje me skandalin e helikopterëve për realizimin e një klipi.

Sipas saj, kjo është bërë një çështje politike dhe se nuk ka motiv të akuzohet dhe frikësohet. Reagimi i këngëtares ka ardhur pas publikimit të një skandali të ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, i cili vendosi helikopterët e ushtrisë në dispozicion të saj për realizimin e një videoklipi.

“Shumë gazetarë më kanë marrë në telefon për këtë çështje dhe nuk jam prononcuar pasi kjo është bërë një çështje politike. Nuk kam motiv të akuzohem dhe të frikësohem”, ka deklaruar ajo. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2014, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori