Skandali i fotove nudo të VIP-ave, shtohen akuzat ndaj Apple
Pëlqej
Tashmë pjesa më e madhe e VIP-ave kanë konfirmuar vërtetësinë e fotove nudo, të cilat kanë bërë xhiron e botës. Lidhur me skandalin e fotove nudo të yjeve të show-bizit, tashmë kanë nisur akuzat ndaj Apple.

Kjo çështje tejet serioze ka sjellë në fokus një pjesë të madhe të këtyre yjeve, në të cilën jeta private mbahej e fshehtë. Dy ditë pas zhurmës nëpër media, tashmë FBI ka nisur hetimet, ndërsa akuzat më të mëdha bien mbi gjigandin Apple dhe aplikacionin e tij iCloud.

Hackerat vodhën fotografi personale nga ky aplikacion, i cili ka funksionin e ruajtjes së të dhënave peronale të përdoruesit, ndër to edhe fotografi, madje edhe ato të fshira më parë.

Vetë kompania e pajisjeve elektronike është shprehur se kjo çështje po hetohet nga Apple./albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori