Përmbytjet në Shqipëri, shpërthen në ofendime Gentian Zenelaj
Situata e përmbytjeve në Shqipëri duket se ka irrituar një nga aktorët shqiptar Gentian Zenelaj.

Mesa duket atij i ka rënë rruga për të shkuar tek Citypark, ose ndoshta ka shkuar me tendencë për të parë situatën nga afër.

Dhe ajo çfarë ka parë atje duket se e ka irrituar tejmase, gjë që e ka bërë të shpërthejë me ofendime në rrjetin e tij social facebook.

Ai nuk e ka fshehur aspak atë që ka ndjerë, duke harruar dhe të censurojë fjalorin ''kryefjalë''.

Postimi i plotë:

Çiqitëmën...këshu na shkoi jeta ne Shqiptarëve....Çiqitëmën ndertoje rrugën pa asnje standart..

Çiqitëmën zër kanale e gërryej lumenj...Çiqitëmën....vazhdojmë i japim votën njerëzve që çdo punë e bëjnë Çiqitëmën.

Sapo u ktheva nga zona e CityPark...është si zonë lufte...vetëm pasi autostrada është çarë me fadroma uji ka ikur..sepse e kanë ndërtuar me stilin Çiqitëmën...

Si çdo investim publik në këtë vend.sa keq më erdhi për ata njerëz që mbrëmë kanë parë tmerr me sy. /albeu.com/
Shtuar më 01/12/2017, ora 15:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori