Sinan Hoxha tregon vështirësitë e jetës
Pëlqej
Sot ai është një nga këngëtarët më të famshëm shqiptar dhe mund të themi që bën një jetë super luksoze së bashku me bashkëshorten e tij, Andrra Destanin. Mirëpo jo gjithçka ka qenë kaq e thjeshtë për Sinan Hoxhën.

Arbana Osmani e kishte ftuar në program sepse historia e fëmijëve të kësaj familjeje ngjasonte me historinë e tij, por edhe për faktin se ai ishte i preferuari i të anëtarëve. Sinani rrëfeu se edhe ai ishte përballur me varfërinë në një moshë shumë të vogël dhe se më mire se ai nuk mund t’i kuptonte askush.

“Kemi qenë një familje shumë e varfër, por Zoti është i madh dhe nuk harron. Mirëpo përveç Zotit ka dhe njerëz tepër të mirë të cilët na kanë ndihmuar. Edhe ty nuk do të të lëmë vetëm”, – ishin fjalët me të cilat iu drejtua Sinani-Amardës.

Për t’i ardhur sadopak në ndihmë familjes ai i dhuroi një lavatriçe dhe një shumë të konsiderueshme parash. Dhurata tjetër e Sinanit ishte për vajzat e familjes që kur të martoheshin fustanin e nusërisë do ta kishin dhuratë prej biznesit të bashkëshortes së tij.

Sinani është shembulli më i mirë për fëmijët e kësaj familjeje, por edhe të shumë familjeve të tjera që përditë përballen me skamjen dhe varfërinë. Ai na ka treguar se mjafton që të luftosh për ëndrrën tënde dhe një ditë suksesi do të vijë tek ti.
Në fund Sinan Hoxha tha që: “Qëllimi i një artisti është që të bëjë publikun për vete. Ne artistët duhet gjithmonë të jemi me këmbë në tokë, ne jetojmë në Shqipëri dhe duhet të bëjmë muzikë për shqiptarët.” /albeu.com/


Shtuar më 22/04/2018, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori