100 ditë qeverisje, Rama mbledh sot ministrat për të analizuar punën e bërë

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin qeveritar për të analizuar 100 ditët e para të qeverisjes së mandatit të tretë.

Çdo ministër do t’i prezantojë Ramës dhe kabinetit rezultatet e punës së bërë në këto tre muaj.

Mbledhja vjen një ditë pas samitit të “Open Balkan” ku kryeministri Edi Rama me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Nuk dihet nëse pas mbledhjes do të ketë komunikim për media, apo gjithçka do të zhvillohet me dyer të mbyllura./albeu.com


Shtuar 22.12.2021 09:32