Sinan Hoxha bëhet baba
Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij Andrra Destani janë bërë prindër të Ansit. Këngëtari është shprehur mjaft i emocionuar për ardhjen në jetë të djalit të tij.

“Jam shumë i lumtur për lindjen e djalit. Djali quhet Ansi dhe është një emër i formuar nga bashkimi i emrit tim dhe Andrrës.

Përveç kësaj, donim që të ishte një emër shqiptar dhe me një domethënie të caktuar”, tha Sinani për Blitz.al.

Ai shtoi gjithashtu se Ansi ka lindur në orët e para të mëngjesit, në 2:16, dhe plot 4 kg e 800 gram. Ansi do të ndiqet nga klinika gjermane në të cilën edhe ka lindur dhe për 3 muaj nuk do të lëvizë jashtë Gjermanisë, sepse ai zotëron nënshtetësi gjermane dhe ne duhet të respektojmë ligjet këtu.

Andrra, unë dhe familjet tona jemi shumë të lumtur me ardhjen në jetë të Ansit. Sigurisht, siç e do edhe tradita, Andrrës i bëra një dhuratë, orën që ka pasur gjithmonë fiksim (Rolex)”, ka thënë ai. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2016, ora 15:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori