Sinan Hoxha baba për herë të dytë? Këngëtari zbulon të vërtetën
Në mediat rozë prej disa ditësh po qarkullon lajmi se Sinan Hoxha do të bëhet baba për herë të dytë. Shkak për këtë u bë një fotografi e publikuar nga bashkëshortja e tij, Andrra, në të cilën i dallohej barku i fryrë. Megjithatë këto fjalë mbeten vetëm në kuadrin e thashethemeve, sepse Sinani i ka mohuar këto zëra.

I kontaktuar nga ‘RevistaWho.Com’ ai ka thënë se lajmi nuk është i vërtetë, por shpreson që fëmija tjetër të vijë në jetë kur të jetë e shkruar. “Unë që fle me Andrrën çdo natë s’di gjë, portalet e dinë…ǒtë them, ishalla vjen një fëmijë tjetër kur ta ketë shkruar Zoti dhe jo gazetarët”, – është shprehur Sinani. Kujtojmë se Andrra dhe Sinan Hoxha u bekuan tre vite më parë me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Ansi.
Shtuar më 03/03/2019, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori