Silva Gunbardhi përgjigjet për linjat: Primare kam rritjen e djalit!
Këngëtarja Silva Gunbardhi i është dedikuar me kohë të plotë rritjes së djalit, i cili tashmë ka mbushur 6 muaj. Por ajo ndjehet edhe në siklet për linjat e saj, për të cilën e ka edhe një argument bindës.

"Më ka ndodhur shpesh këto muaj që të dëgjoj shprehjen: SA JE SHENDOSHUUUUR!

Mendoj se çdo gjë do kohën e saj! Më të rëndësishme sesa linjat ishte rritja e djalit tim!

Falenderoj Zotin që më dha mundësinë t'ia plotësoj nevojën për ushqim me qumësht gjiri.

Pse mbahet diete për tu dobësuar kur ushqen fëmijën me gji? Tani Dalvi i kaloi 6 muaj. Tani është koha të kujdesem për linjat", ka shkruar ajo në Facebook. /albeu.com/

Shtuar më 14/01/2016, ora 11:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori