Sidrit Bejleri vjen me baladën "A ish' njësoj" (VIDEO)
Sidrit Bejleri vjen sot pas disa këngësh ritmike që transmetojnë energjinë e tij tek publiku, me një baladë, që titullohet “A ish’ njësoj”.

Një melodi melankolike dhe lirikë e ndjerë larg zhargonit të ashtuquajturës “muzikë” të tezgave.

Video e kuruar dukshëm në raport me klipet e rëndomta, me tematika banale dhe lakuriqësi të pajustifikueshme, shkruan Albeu.com.

Vlen për t’u përmendur loja e dy aktorëve profesionistë të cilëve Bejleri ju ka lënë gjithë peshën e interpretimit, duke mos e shfaqur veten në klip.

Besojmë që ky do jetë suksesi i radhës, duke na lënë në pritje të albumit të ri “Pat kenë nji kohë” ashtu siç ka paralajmëruar prej kohësh Bejleri. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2019, ora 17:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori