Sidrit Bejleri publikon klipin e këngës "Yll i bukurisë" (VIDEO)
Këngëtari Sidrit Bejleri ka publikuar sot klipin e këngës së tij më të re. Bëhet fjalë për një nga këngët e albumit “Pat kenë një kohë” që do publikohet këtë vit. Kënga “Yll i bukurisë” është një kompozim i Bejlerit dhe orkestracion të mjeshtrit Shpëtim Saraçi.

Gjithçka e luajtur me vegla të gjalla ashtu siç jemi mësuar të dëgjojmë gjithmonë në produksionet e Sidritit.

E veçanta është se teksti është krijuar nga bashkim vargjesh të ndryshme të huazuara nga këngë të vjetra shkodrane ku i këndohet bukurisë femërore dhe idilit të dashurisë.

Subjekti i videos jane pesë të rinj që shkojnë të dëgjojnë Sidritin live bashkë me bandën e tij, (përbërë nga instrumentistët më të mirë të momentit).

Realizimi i videos është bërë nga kompania “ProVideo” dhe xhirimet janë zhvilluar në Shkodër dhe në ambientet e klabit ku Sidriti performon çdo fundjavë. E pashmangshme që në këngë të ndjehen notat e tabanit ashtu siç vjen jo rralle ky artist.
Shtuar më 11/01/2019, ora 19:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori