Siç nuk e keni parë ndonjëherë, Anxhela Peristeri pozon "ujë e sapun" (FOTO LAJM)

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Anxhela Peristeri ka nisur pushimet, dhe nuk i ka kursyer fotot në rrjetet sociale, madje është shfaqur si kurrë më parë.

Anxhela ka publikuar së fundmi një foto, ku siç duket sapo ka dalë nga deti, me flokët e lagur dhe pa asnjë grimcë make upi. Këngëtarja ka zbuluar për herë të parë se fytyra e saj është e mbushur me quka, të cilat i shkojnë shumë.

Fotoja e saj ka nxitur një lumë reagimesh te ndjekësit, të cilët kanë mbetur dhe të habitur nga ky zbulim i ri i Anxhelës.

Kujtojmë se Anxhela është mjaft aktive me projekte muzikore dhe shumë shpejt do të vijë me një këngë të re.

Shtuar më 27/06/2020, ora 13:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori