"Si vajza e komandantit", Rezarta Shkurta publikon videon speciale të të bijës me gjyshin (VIDEO)
Ka shumë vite që këngëtarja e njohur, Rezarta Shkurta, i është kushtuar pasionit të saj, fotografisë.

Ajo herë pas here gjen kohë të krijojë edhe disa kujtime të bukura për familjen e saj, të cilat i ndan herë pas here me ndjekësit në Instagram.Postimi i fundit i Rezartës i dedikohet pikërisht babait të saj, “komandantit” siç e njohin të gjithë në Durrës.

Këngëtarja tregon se i ati i ka mësuar të shkruajnë e të lexojnë që në moshën 2-vjeçare, ndërsa tashmë po i mëson shahun mbesës së tij, Herës.

Rezarta ka gjetur rastin të realizojë një video tepër të bukur të Herës me gjyshin, të cilën do ta ketë kujtim përjetë.

“Ky gjyshi ketu na ka mesuar te shkruajme e lexojme qe ne moshen 2 vjeç e gjysem, tani e ka rradhen e trashegimise Shahu. Une ne Durres nga brezi i prinderve tane nuk njihem si Rezarta Shkurta por njihem si vajza e komandantit. Sa shume krenare jam per ty babi ”- janë fjalët e Rezartës krahas videos që na ngrohu zemrat!

Shtuar më 09/11/2020, ora 08:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori