Si u dashurua me të? Mashkulli më i bukur i botës tregon historinë me bashkëshorten

George Clooney është një nga meshkujt më të bukur në botë dhe ajo që ishte me fat të lidhte jëtën me të është avokatja Amal Clooney. 40-vjeçarja ka treguar për “Vogue” për herë të parë se si është lidhur me bashkëshortin e saj.

E gjithë historia e çiftit Clooney të cilët tani janë dhe prindër të dy binjakëve, nisi në një festë në shtëpinë e tij në Liqenin e Como-s, Itali. Kjo festë ndiko në pikënisjen e komunikimit të tyre ku filluan të shkëmbenin email-e, (Amal është një fanse e email-eve), ndërsa George pretendoi se i duhej ndihmë ligjore lidhur me qenin e tij Einstein, i cili ishte bllokuar në vende të ndryshme.

Isha 35 vjeç kur e takova. Nuk ishte e qartë që kjo do të më ndodhte mua. Dhe unë nuk isha e gatshme apo e entuziasmuar për idenë e martesës ose të pasurit një familje”, ka thënë avokatja.
Shtuar më 10/04/2018, ora 19:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori