"Si ti q*** robt muhabetit", Kastro Zizo i përvishet VIP-ave të showbizit në Panairin e Librit (FOTO LAJM)
Tashmë ka filluar panairi i librit për këtë vit. Shumë emra të rinj ka sjellë librat e tyre në këtë panair, si Arbana Osmani, Angela Martini, Iva Tiço, Ornela Vorpsi, Blendi Fevziu, apo edhe Elia Zaharia. Nuk ka munguar edhe një reagim i fortë i Kastro Zizo për autorët e trinj.

“Ka qenë dikur tregu muzikor si puna e gjetheve; shiteshin kur mbaronin mbarëzimin apo pjelljen…në verë kur vinin emigrantët dhe në dimër kur emigrantët kërkonin ngrohtësi. Të gjithë donin të blinin diçka dhe ajo ishte muzika e nxjerrë nëpër kaseta të prodhuara nëpër bodrume gjysmë bullgare. Kohët kanë evuoluar dhe tashmë jemi intelektualë!”, është kjo vetëm një pjesë e shkëputur nga shkrimi i Katstros, në një postim në Instagram.

“Ta gëzoni ‘Pazarin e Librit’! T’fala!”, ka përfunduar këngëtari, duke shprehur kështu qëndrimin e tij lidhur me përfaqësimin e figurave të shoëbizit, ku nuk kanë munguar edhe fjalët banale.

Shtuar më 14/11/2019, ora 16:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori