Noka tregon kushtet që ka grupimi i Berishës për të hyrë me kandidat të përbashkët në zgjedhje

Për grupimin e drejtuar nga Sali Berisha regjistrimi në zgjedhje i siglës së PD me autorizimin e Lulzim Bashës është tregues i qartë i mbajtjes peng të PD për llogari të Edi Ramës.

Sipas Flamur Nokës kur një kryetar partie jep dorëheqjen dhe më pas autorizon për dregjistrimin e partisë, tregon një veprim pengu.

“Është e paprecedentë, kur një kryetar partie jep dorëheqjen dhe autorizon partinë për t’u rregjistruar në zgjedhje. Ky është veprim prej pengu”- tha Noka në emisionin “Pa Censurë”.

Megjithëse të dy grupimet kanë dorëzuar sot 2 kërkesa të ndryshme për rregjistrim, Flamur Noka, nuk e sheh të pamundur opsionin e përdorimit të vulës aktuale. Por që kjo të ndodhë, duhet që më parë të plotësohen 2 kushte, që lidhen me Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn.

“Nuk ka refuzim për bashkëpunim me grupimin tjetër. Basha dhe alibeaj që i shërbejnë Edi Ramës dhe rrënimit të opozitës dhe që janë në shërbim të likuidimit të PD, të jenë pjesë e këtij procesi. Kushdo tjetër nga kolegët tanë deputetë është i mirëpritur.”- tha Noka duke iu përgjigjur pyetjes pse kanë refuzuar edhe këto ditë daljen me kandidatë te perbashkët dhe përdorimin e vulës së PD në zgjedhje.

Ai e pranoi që bisedimet nuk janë kryer me Bashën dhe Alibeajn. Ai ka një përgjigje se pse nuk gjendet gjuha e bashkëpunimit as me këta deoutetë që kanë mendim ndryshe në PD për të përdorur vulën e PD në zgjedhje.

“Përsa kohë kolegët e tjerë rrinë nën çadrën e Bravës (Basha) dhe Alibashës (Alibeaj), e them me keqardhje, por ata vazhdojnë të jenë në shërbim të pengjeve. Kjo gjë duhet ndarë. Pastaj mendim ndryshe, mendim kundër, PD është e hapur”, tha Flamur Noka.


Shtuar 6.03.2023 20:58