Mourinho reagoi pas humbjes ndaj Leipzig: Luftuam me pistoletë pa plumba

Tottenham është mposhtur nga Leipzig me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Jose Mourinho është ankuar në lodhjen e futbollistëve për këtë humbje.

Ai shqetësohet se futbollistët e tij nuk do të jenë në gjendje edhe për ndeshjet e radhës pasi kanë një orar të ngjeshur.

“Djemtë bënë gjithçka. Lamela, e dini se sa seanca stërvitore kishte bërë me ekipin? Zero. Menjëherë nga riaftësimi në Champions League”, ka thënë portugezi.

“Kjo është një situatë si të luftosh me pistoletë pa plumba. Kishim fat në disa momente, por një portier i madh bëri dy pritje të mrekullueshme”.

“Nuk jam i shqetësuar, kemi shanse të shkojmë aty e t’i mundim. Ajo që më shqetëson është se këta janë lojtarët tanë për ndeshjet e radhës”.

“Moura ishte i vdekur, Bergwijn ishte i vdekur, Lo Celso ishte i vdekur. Jemi në telashe. Po të ishte vetëm kjo ndeshje do të thosha s’ka problem, por kemi FA Cup dhe Premier League”, tha ndër të tjerash Jose Murinho.

“Special One” ka mundësi të përmirësoj gabimin në ndeshjen kthyese në Gjermani me 10 mars.


Shtuar 20.02.2020 07:51