Zhvati 570 mijë euro duke mashtruar, gjykata lë në burg Milena Derajn

Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për 30-vjeçaren Milena Deraj.

Deraj, e arrestuar disa ditë më parë, kishte përvetësuar 340 mijë euro nga njëri rast dhe 230 mijë nga tjetri. Deraj rezulton të ketë qenë punonjëse e Bankës së Shqipërisë.

Duket se Milena ka  shfrytëzuar pozicionin e saj të punës, pasi mësohet se të pakën deri në vitin 2021 ka punuar ekonomiste në bankën e Shqipërisë, në rrjetet sociale shpërndan foto teksa ndodhet në Kuvendin e Shqipërisë, ka qenë anëtare e FRESSH dhe poston foto edhe me politikanë të ndryshëm.

Në seancë ajo ka pretenduar se është kërcënuar nga 4 banda për mos mbajtjen e premtimit për të hequr 2 burgime të përjashtme. Ish-punonjësja e Bankës së Shqipërisë tha se kishte marrë përsipër të gjente 2 avokatë të suksesshëm për zgjidhjen e çështjes.

Deraj ka pretenduar se është kërcënuar me pistoletë në kokë dhe është marrë peng. Në sallën e gjyqit, Deraj tha se pas rrëmbimit fshihej familja Ferracaku, që u përfshi në masakrën e Velipojës, ku pas sherreve për çadrën, pati përleshje me armë dhe viktima. Po ashtu ajo kërkoi mëshirë para togave të zeza me pretendimin se ishte nënë e një fëmije të mitur.

Rasti i parë

30-vjeçarja Milena Deraj ka arritur të mashtrojë tre persona të përfshirë në “Masakrën e Velipojës”. Hasan Ferracaku, Abedin Ferracaku, Shyqyri Ferracaku, janë tre personat që Milena Deraj ka mashtruar për t’u zgjidhur çështjen e një gjyqi në vitin 2021 që Ferracakët kanë për masakrën e Velipojës në një hotel.

Ajo u ka premtuar se do të mbyllte çështjen në gjykatë kundrejt parave. Kur familja ka kuptuar që është mashtruar nga 30-vjeçaraja, ata e kanë kërcënuar. Për pasojë policia ka shpallur në kërkim Hasan Ferracakun, Abedin Ferracakun dhe Shyqyri Ferracaku.

Mësohet se ka qenë vetë Deraj e cila është paraqitur në Polici ku dhe ka denoncuar Verracakët me pretendimin se e kanë kërcënuar dhe kanosur.

Sherri që solli masakrën me armë në Velipojë në qershor të vitit 2021

Katër jetë u shuan mbrëmjen e 22 qershorit të vitit 2021 në Velipojë si pasojë e një konflikti për shezlongët. Kujtim Ferracaku, pronar i restorant “Fantazia” u konfliktuar me pronarët e hotel “Gocaj” për shezlongët në plazhin e Velipojës.

Si pasojë mbeti i vrarë Kujtim Ferracaku, punonjësi i shezlongeve dhe dy viktimat e tjera janë nga familja Gocaj. Nga plumbat mbeti i plagosur edhe vëllai i viktimës, Kujtim Ferracakut bashkë me një tjetër person.

Rasti i dytë

Milena Deraj ka mashtruar gjithashtu edhe shqen e saj, duke i marrë plotë 230 mijë euro. Ka qenë shoqja ajo që e ka denoncuar në polici Milenë.

Milena Deraj i ka marrë 230 mijë euro shoqes të cilës i kishte premtuar, se këto para, do t’i investonte në bono thesari.

Shoqja e mashtruar, i ka dhënë me besim përgjatë një viti, shuma të ndryshme parash, që në total arritën në 250 mijë euro, me qëllimin që Milena Deraj t’i investonte në bono thesari, për të përfituar më tej nga interesat.