Si reagoi Klaudia kur u përball me Albin dhe Albën në prapaskenë? Tregon balerina
Ndarja e koreografit të njohur Albi Nako me balerinën Klaudia Pepa bëri bujë të madhe.

Për emisionin “Thumb”, Klaudia ka treguar për herë të parë edhe përballjen me ish-bashkëshortin e saj, Albi, gjatë provave të spektaklit Kënga Magjike të cilën balerina po moderon.

“Para ca ditësh ishte me grupin e baletit, me Albën. Erdhën të gjithë të më takonin. Erdhi edhe Albi edhe Alba, e u treguan shumë të mirë, i putha i përqafova”, ka treguar Klaudia.

Ndërkohë kujtojmë se ka disa muaj që po përflitet për një lidhje të mundshme mes Albit dhe Albas, por deri tani dyshja ende nuk ka konfirmuar asgjë.
Shtuar më 07/12/2018, ora 20:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori