Si nuk e paskemi ditur, Soni pjesë e Njerëz dhe Fate
Pëlqej
Soni Maaj është një nga këngëtaret më të diskutuara dhe më të preferuara nga publiku i gjerë.

Në fillim të viteve 2000 (2002-2003), seriali "Njerëz dhe Fate" ishte ndër më të pëlqyerit e publikut shqiptar. 10 seritë e para patën sukses absolut dhe kjo e detyroi grupin realizues ta vazhdonin edhe për disa seri të reja.

Por kur stafi kishte nisur të përzgjidhte grupin e aktorëve, mes tyre paska qenë edhe Soni Malaj. Këngëtarja, e cila në ato vite vijonte të këndonte me grupin “Spirit Voice”, kishte marrë një propozim për të qenë pjesë e grupit të aktorëve.

Pasditen e sotme, e ftuar në “Pop Culture”, Soni rrëfeu edhe për rolin që për pak mund të kishte qenë i saj. Duke treguar për shumë prej eksperiencave në vite, Soni kujtoi se shumë vite më parë, ajo kishte marrë një propozim për serialin “Njerëz dhe fate” (edhe pse pa dashje tha “Fate të kryqëzuara” – sa mirë do të ishte) dhe roli që i ishte propozuar për të luajtur ishte Didi, që iu besua pastaj aktores nga Kosova, Arta Muçaj: “Do të isha partnerja e Arben Derhemit, atë që luante Arta”,– tha Soni, por rrethanat nuk ia dhanë mundësinë që ky rol të ishte i saj.

Por nuk mbeti jashtë këtij projekti që për publikun u prit mjaft mirë. Kompozitori Adi Hila i kërkoi Sonit të bënte kolonën zanore të serialit, kështu që këngëtarja bëri edhe këtë herë atë që di të bëjë më mirë. Edhe pse, nëse do të ndodhte, edhe Didi si Soni Malaj mund të kishte qenë interesante.
Shtuar më 19/01/2018, ora 21:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori