Si në përralla: Nusja e Amosit, i kërkon këshilla vjehrrës kur zihet me të
Amos Zaharia dhe Gigliola Haverniku janë një çift i konsoliduar tashmë. Prej vitesh ata po jetojnë historinë e tyre të dashurisë e gjërat janë bërë edhe familjare pasi Gigliola nuk mungon në festa apo darka të ndryshme familjare.

Në një intervistë për “Bluetooth, ajo ka rrëfyer më shumë për marrëdhënien e saj me Amosin por edhe me vjehrrën, aktoren e njohur Yllka Mujo.

Gigliola është shprehur se Yllka është nga ato vjehrra që nuk pëlqen të ndërhyjë në marrëdhënien e një çifti të ri por ka raste kur mendimi i saj u nevojitet shkruan blitz.al.

“Përplasemi shpesh, pasi të dy jemi shumë kokëfortë. Por Amosi është më shumë tolerant dhe i durueshëm në këtë pikë.
Yllka nuk ndërhyn aspak.

Vetëm kur unë vendos të flas me të dhe të marr ndonjë këshillë nga ajo, gjë që e bëj shpesh.”,- rrëfen Gigliola duke u shprehur se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Yllkën dhe që i flasin njëra-tjetrës me epitete përkëdhelëse.
Shtuar më 14/04/2018, ora 23:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori