Si t'i prishni setin fotografik gruas? Ju mëson Ermal Mamaqi (FOTO LAJM)

Të bësh pozabukura për Instagram është një zotësi më vete dhe vetëm vajzat e dinë mundin që kërkohet për një postim të denjë.

Sigurisht secili prej nesh mundohet t’i servirë ndjekësve poza sa më të bukura, por e keni provuar ndonjëherë ç’do të thotë të të prishin fotot?

Pikërisht diçka të tillë e ka bërë aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi, me bashkëshorten e tij, Amardën.

Dyshja ndodhet me pushime në Greqi dhe Ami ka gjetur një kënd shumë të këndshëm për të shkrepur disa foto.

Mirëpo, prapa saj qëndron Ermali, i cili ka ndërmend t’i prishë çdo foto bashkëshortes dhe ne s’po mbajmë dot të qeshurat.


“Qejfi im kur isha i vogël.”- shkruan Ermali në pozat epike me Amin.
Shtuar më 12/10/2019, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori