Si gjithmonë, Kylie Jenner edhe këtë herë kopjon Rihanën (FOTO LAJM)

Dilema e “Kush kopjoi kë” është bërë më e rëndësishme se “Të jesh a të mos jesh”, por të paktën e ka një zgjidhje. Këtë herë fansat po akuzojnë Kylie Jenner se ka kopjuar veshjen e këngëtares së njohur, Rihanna.

21 vjeçarja postoi ditën e djeshme një foto para pasqyrës, për të lajmëruar lancimin e linjës së verës të produkteve kozmetike të “Kylie Cosmetics”. Ajo mbante të veshur një kostum me printe leopardi, të markës LaQuan Smith që kushton $695.

Dhe pas komenteve të para komplimentuese, të gjithë vunë në dukje që të njëjtën gjë, nga e njëjta markë e ka veshur dhe Rihanna në fillim të qershorit.

Dhe madje, ata rikujtuan dhe 6 herë të tjera kur ka ndodhur e njëjta gjë, si për të provuar se nuk është rastësi.
Shtuar më 13/07/2019, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori