Si Gjiko me Elitën, reperi shqiptar tregon si u fejua me gazetaren
Rreth një vit më parë bëri bujë të madhe historia e dashurisë mes reperit Gjiko dhe gazetares Elita Rudi, lidhja e të cilëve nisi nga një intervistë që Elita i bëri Gjikos në emisionin e saj.

Mirëpo, i njëjti pjesëtar i labelit "RedBox" ka pasur së fundmi të njëjtën histori dashurie si kolegu i tij. Bëhet fjalë për këngëtarin Skerdi Ago, i cili në një intervistë për "Thumb" ka rrëfyer si e ka njohur partneren me të cilën tashmë është fejuar.

“Lajm si gjithmonë i kohëve tona është bërë Instagrami. E githa ka nisur në Instagram, kemi folur për një intervistë që donte të më bënte në portal dhe aty ka nisur shkruan blitz.al."

“Njerëzit duhet ta kuptojnë, njerëz jemi dhe ne që jemi këngëtarë, edhe ne duam ta kemi një lidhje. Unë githmonë kam dashur atë jetën si çdo njeri. PËr jetën time dua dhe unë ta jetoj tamam. Ndihem mirë për lidhjen time dhe që jam fejuar. Kemi kohë që njihemi, pak kohë më von se kur kam shkuar në Prishtinë jam njohur me Vesën."- ka rrëfyer Skerdi.
Shtuar më 26/01/2019, ora 20:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori