Si nisi dhe përfundoi historia e dashurisë mes Hueyda El Saied dhe partnerit te saj (FOTO LAJM)

El Saied dhe Tamisier janë njohur 5 vite më parë, në një lokal elegant në Paris, ku ajo ndodhej me një mikeshën e saj. Teksa dëgjon vajzat që po flisnin një gjuhë të panjohur për të, me xhentilesë u afrohet dhe i pyet: “Çfarë gjuhe është kjo që flisni? Shqip, i përgjigjet vajza me lëkurë të errët dhe flokë kaçurrela.

Michel Tamisier, partneri që ajo zgjodhi si bashkudhëtar në jetën e saj, me të cilin do të bënte edhe një fëmijë, Gabrielin, tashmë 3 vjeç. Ditë më parë, ne mësuam se tashmë kjo marrëdhënie ka marrë fund.

Arsyeja e ndarjes, të cilën vetë Hueyda e ka rrëfyer: “Më tradhtoi dhe u ndjeva shumë keq, për këtë arsye mendova se të vazhdonim të rrinim akoma bashkë, nuk kishte asnjë kuptim”.

Mësojmë se çifti nuk kishte bërë celebrim, kështu që edhe procedurat zyrtare të ndarjes, me siguri do të jenë më të lehta.

Momentalisht Hueyda bën jetën mes Luksemburgut e Shqipërisë dhe vijon me pasionin e saj, që janë udhëtimet. do të jemi në pritje nëse do të angazhohet në ndonjë projekt televiziv në Shqipëri.
/albeu.com/ , El Saied dhe Tamisier janë njohur 5 vite më parë, në një lokal elegant në Paris, ku ajo ndodhej me një mikeshën e saj
Shtuar më 11/11/2017, ora 12:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori