E FUNDIT/ FSHF shkarkon Panuccin
Si është të martohesh kur bie shi me gjyma?
Orinda Huta dhe Turjan Hysko u martuan 2 vjet më parë pas 10 vitesh së bashku.

E ftuar në “Mos i fol shoferit”, Huta tregoi se ditën e dasmës moti s’ishte fare në anën e saj. Duke qenë se dasma u zhvillua në ambient të hapur, gjithçka i duhej çiftit ishte diell.

“Kur jam zgjuar në mëngjes, kam qenë vetëm me motrën time në shtëpi dhe ishte vranët. Filloi të binte shi me gjyma. Të gjithë më thoshin se tek ne nuk ka shi, domethënë aty ku do të mbahej dasma. Më bënin të besoja që po binte shi vetëm tek unë, donin të më bënin për budallaqe.

Telefonoja shokun tim dhe më thoshte që tek vendi s’po bie shi. Atje në fakt ishte përmbytur, kishin shkuar ta hiqnin me pompë! Shtruan qese dhe në fund e kanë hequr me pompë!”- tregon Orinda, ndërkohë që ne të tjerët po imagjinojmë situatën.

Njerëz që sfidojnë shiun dhe luten që dielli të dalë në çastin e duhur. Ashtu ndodhi. Siç tregoi vetë Orinda, në momentin që çifti mbërriti, dielli kishte dalë.
Shtuar më 17/03/2019, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori