"Si është jeta jote si transgjinore?", Linda Rei sherr me Rudina Magjistarin
Pëlqej
Transgjinorja më e njohur shqiptare Linda Rei ka shkaktuar sërish debate në media dhe këtë herë ndërsa ka qenë e ftuar në emisionin e pasdites "Rudina".

Pjesëmarrja e saj në emisioni "Dance with me" e ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes dhe këtë herë e ftuar në emisionin e pasdites "Rudina" ajo është përplasur me moderatoren e emisionit.

"Përplasja " ka nisur ndërkohë që moderatorja e emisionit i ka drejtuar Lindës pyetjen:"Si është jeta jote si transgjinore"?

Kaq ka mjaftuar që Linda të nis të replikojë duke thënë: "Nuk jam transgjinore", u përgjigj Linda ndërsa Rudina ja ktheu: "Je shndërruar…".

"Jo, fjala trans do të thotë "në mes", je transgjinor kur je seksi mashkull por ke paraqitjen e femrës ose e anasjellta. Unë jam operuar dhe jam seksi femër", tha Linda.

Megjithatë moderatorja e emisionit vazhdoi t"ia përsëriste edhe më vonë se ajo ishte transgjinore. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2017, ora 23:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori