Si është gjendja? Harry, Meghan, William dhe Kate shfaqen së bashku pas shumë kohësh (FOTO LAJM)

Më në fund, Kate, William, Harry dhe Meghan u shfaqën së bashku në Commonëealth Day Service. Prej shumë kohësh nuk i shihnim bashkë dy çiftet mbretërore dhe sigurisht ky eveniment nuk mund të kalonte pa u komentuar.

Njerëzve nuk u shpëtojnë as detajet më të vogla në të tilla raste dhe mundohen të krijojnë drama dhe atje ku nuk ka. Fakti që Meghan dhe Harry u ulën një rresht pas William-it">William-it dhe Kate-it u bëri shumë përshtypje njerëzve që nxituan të thonë se mes vëllezërve ka shumë tension.

Por si qëndron e vërteta?

Në fakt, mënyra si ata janë ulur është e përcaktuar nga radha e fronit. Domethënë, Princi Charles ulet i pari, Princi William i dyti dhe Harry duhej të ulej pas fëmijëve të William-it">William-it, por duke qenë se ata nuk ishin të pranishëm në event, qëndronte i ulur pas William-it">William-it dhe Kate-it.

Nëse e keni harruar, ata u ulën në këtë mënyrë edhe vitin e kaluar. Kështu që, kësaj radhe nuk bëhet fjalë për drama mbretërore.


Shtuar më 11/03/2020, ora 11:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori