Si e ka Klea Huta marrëdhënien me vjehrrën?
Klea Huta ka zbuluar pothuajse gjithçka nga raporti i saj me Elgitin dhe deri më tani, gjërat duket se po shkojnë mrekullisht mirë. Sigurisht, rol të rëndësishëm luan marrëdhënia që ka secili prej tyre me familjet përkatëse.

E ftuar në “Mos i fol shoferit”, moderatorja s’është kursyer të flasë për vjehrrë e saj, që më shumë dëshirë s’do të donte ta quante të tillë.

“Ajo vjen në shtëpinë tonë. Si t’i them, vjehrra? Asaj nuk i pëlqen t’i them vjehrra, thonë nuk jemi nuse e vjehërr, jemi shoqe. E kam shumë të mirë.”

Për moderatoren, nëna e këngëtarit nuk është një vjehrrë “tipike”.

“Asaj nuk i intereson nëse unë di të gatuaj apo jo. Ajo i sjell vetë ushqimet e gatshme për mua dhe Elgitin. Zonja Tana është e mrekullueshme. Jam me fat se lindi njeriun e jetës time dhe jam e bekuar sepse më këshillon, më tërheq vërejtje, të gjitha shkruan anabel.”

Padyshim, një marrëdhënie nuse-vjehrrë kaq bashkëpunuese është një avantazh i madh në raportin mes një çifti, por a besoni se në një raport të tillë është jetëgjatë shoqëria?!
Shtuar më 31/03/2019, ora 16:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori