Ori Nebijaj dhe Petrit Doda betohen si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë

Janë betuar në Kuvend dy deputetët më të rinj, Oriela Nebijaj dhe Petrit Doda.

Dy deputetët ishin prezentë për herë të parë në Kuvend.

Nebijaj dhe Doda u zgjodhën në postin e deputetit pasi zëvendësuan Grida Dumën e Alfred Rushajn, që hoqën dorë nga mandati i tyre.

“Betohem”, ishte fjala që thanë të dy deputetët në Kuvend.

Duma e la mandatin e deputetes për t’u angazhuar në botën e televizionit, ndërsa Rushaj hoqi dorë nga mandati i deputetit për arsye personale.