Ky është titulli i fëmijës së Harry-t dhe Meghanit pasi të lindë
Princ Harry dhe Meghan Markle janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, që do të vijë në jetë në pranverë. Dhe ju e dini se çfarë do të thotë kjo, apo jo?

Po, për 9 muajt e ardhshëm ne dhe gjithë bota do të hamendësojmë për dy gjëra: A) do të jetë vajzë apo djalë; B) si do të quhet?

Si gjithmonë, ekspertët e mbretërisë janë një hap para nesh. Sipas reporterit Richard Palmer, disa nga emrat që Meghan mund të zgjedhë për të voglin/ën e saj janë ata tradicionalë si: Alice, Arthur, Philip ose Victoria.

Natyrisht që edhe emri Diana, në nder të nënës së Harry-t, Lady Diana-s, konsiderohet si një ndër më të preferuarit.

Megjithatë nuk është çudi nëse zgjedhin një emër nga familja e dukeshës. Ok, Doria (nëna e Meghan-it) është i këndshëm meqë ra fjala.
Shtuar më 16/10/2018, ora 10:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori