Si asnjëherë, Olta Gixhari flet publikisht për marrëdhënien me vjehrrën (FOTO LAJM)

Megjithëse u bë nënë për herë të parë në muajin gusht të këtij viti, aktorja Olta Gixhari ka arritur ta mbajë tepër private jetën e saj personale.

Jo vetëm që s’na e ka treguar ende portretin e vogëlushit që ka sjellë në jetë, Amarit, por aktorja po na mban sekret edhe partnerin e jetës!

E vetmja foto që ka publikuar me të është një shkrepje buzë detit, ku fytyra e mashkullit që i ka vjedhur zemrën nuk duket aspak.

Siç ka bërë të ditur prej disa kohësh, Olta po jeton me partnerin e saj në Spanjë ku solli në jetë edhe djalin dhe siç duket çifti s’qenka vetëm!

Babai i Amarit jeton me familjen dhe aktorja ka fatin të ketë vjehrrënshtëpi, e cila me siguri i vjen në krah për gjithçka.

Madje, me një fjali të vetme Olta ka treguar sa mirë shkon me vjehrrën e saj, pasi ajo i ka gatuar disa petulla të shijshme.

“Plasën petullat këtej! Ka lezet kur ke vjehrrënshtëpi”- shkruan aktorja krahas fotos së petullave me mjaltë.

Shtuar më 15/09/2020, ora 08:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori