Shuhet shkrimtari Teodor Laço
Ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare shkrimtari dhe diplomati Teodor Laço. Në nder të tij, paraditen e së dielës janë parashikuar homazhe, që do të mbahen në Ministrinë e Kulturës.

Emrin e tij mbajnë shumë romane, novela, përmbledhje me tregime, drama, komedi, skenarë filmash artistikë dhe dokumentarë.

Një pjesë e librave të tij janë përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja. Ndërkohë që pas viteve ’90, ai u angazhua edhe në jetën politike të vendit. Për 12 vjet ka qenë deputet, ka qenë ministër Kulture dhe ambasador në Federatën Ruse. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2016, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori