Një fans paditi
Madonna-n pasi kjo e fundit ndryshoi orën e
fillimit të një koncerti në Miami nga 20:30 në 22:30.
Padia vjen si njëfarë kulmimi i ankesave të pareshtura të fansave nëpër Amerikë. Mesa duket, Mbretëresha e Popit vonohet gjithmonë. Të shtunën, në skenë në Las Vegas,
Madonna tha: “Një mbretëreshë nuk është kurrë vonë.”
Nate Hollander, paditësi, thotë se bleu tre bileta me vlerë totale $1,024.95 për të parë një nga koncertet e turneut “Madame X” në Miami Beach Fillmore më 17 dhjetor. Disa muaj pasi bleu biletat, Live
Nation shtyu orarin e
fillimit të koncertit dhe si pasojë, Hollander nuk mund të ishte i pranishëm.
Padia mbi shkeljen e kontratës aludon se
Madonna njihet për vonesat në koncerte dhe se turneu “Madame X” është vonuar gjithmonë të paktën dy orë e gjysmë. Ngaqë s’i respekton kurrë oraret, Live
Nation ndryshoi oraret e
fillimit për t’iu përshtatur ritmit të artistes.
Hollander thotë se u përpoq të merrte paratë mbrapsh nga Live
Nation, por pa sukses. Ngaqë orari i
fillimit u shty për më vonë, ai nuk mund t’i shesë për aq sa i bleu.
Deklarata e
Madonna-s në Twitter për mbretëreshat që s’janë kurrë vonë, nuk u prit aspak mirë nga fansat që ishin ende të mërzitur nga vonesat e saj të mëparshme apo ndryshimet e orareve të koncerteve në të ardhmen.
Madje, në një koncert në Las Vegas,
Madonna u ngjit në skenë në mesnatë, edhe pse duhej të fillonte në 20:30. “Një burrë pranë meje po gërhiste më zëshëm nga ç’po këndonte
Madonna dhe plot njerëz po kërkonin dëmshpërblim,” postoi një i pranishëm. “Ishte një katastrofë.”
Shtuar më 11/11/2019,
ora 08:31