Shtrëngoi masat për britanikët, e fejuara e Boris Johnson kapet "mat" në pushime (FOTO LAJM)
Carrie Symonds është duke shijuar disa ditë
pushime në Liqenin e Comos në Itali, së bashku me të birin, Wilfred. Sipas “MailOnline”, e fejuara e Boris Johnson po qëndron në një hotel
luksoz ku për një natë paguan 600
paund.
Ky udhëtim i
Carrie vjen gjatë javës ku kryeministri britanik paralajmëroi popullin e tij se nuk duhet të presin kthimin në një normalitet social për së paku gjashtë muaj. Madje kreu i qeverisë britanike vendosi edhe masa të reja kufizuese, duke shpresuar për parandalimin e hovit të përhapjes së Covid-19.
Ndërkohë 32-vjeçarja po qëndron në një hotel në Como, i cili është i preferuari për të pasurit, dhe një qëndrim dy ditor mund të kushtojë më shumë se 6.400
paund. Gjatë udhëtimit të saj
luksoz, nëna e re u fotografua me një veshje të thjeshtë teksa në krah mbante të voglin e saj dhe pranë kishte edhe një mikeshë.
Shtuar më 24/09/2020,
ora 12:10