“Qëllo, qëllo”, del fotoja, ky është mësuesi që u vra nga policia në Itali

Mediat italiane kanë publikuar foton e shqiptarit që u ekzekutua mesditën e djeshme në Padova.

Viktima është Haxhi Çollaku 55-vjeç. Ai kishte shkuar në shtëpinë e ish-gruas e cila kishte urdhër mbrojtje.

Vajza 23-vjeçe telefonoi policinë duke kërkuar ndihmë nga frika e të atit. Karabinierët arrijnë me shpejtësi. Në atë moment Çollaku futet në makinë duke e ndezur duke krijuar përshtypjen te policia se po largohet.

Por shqiptari, ish-mësues dhe që prej 20 vitesh jetonte në Itali i jep gaz duke përplasur njërin nga karabinierët. Më pas zbret dhe tenton ta godasë me thikë. Por kolegu e qëllon me pistoletë në këmbë dhe bark.

“I dëgjova të bërtisnin: Qëllo, qëllo” ka treguar një banor i zonës për mediat italiane. Situata është cilësuar si ferr i vërtetë, me britma dhimbjeje dhe të shtëna armësh.


Shtuar 15.07.2023 08:10