Shtëpia e Almeda Abazit dhe Çënarit shkatërrohet nga uragani "Irma"
Pëlqej
Uragani Irma përveç shtëpisë së aktorëve të njohur ndërkombëtarë duket se ka shkaktuar dëme dhe në shtëpinë e shqiptares Almeda Abazi.

Ajo dhe bashkëshorti i saj turk kanë pësuar dëme të rënda materiale nga uragani Irma i cili preku Floridën ditët e fundit.

Tolgahan Sayisman aktori i njohur turk, ka qenë ai që ka patur në pronësi një shtëpi në Miami dhe një në Los Angeles.

Një prej shtëpive ka kushtuar 385 mijë dollarë, ndërsa tjetra për 210 mijë dollarë.

Të dyja pronat biznesmeni turk i kishte lëshuar me qira. Ai është shprehur në një prononcim për mediat se nëse uragani do ishte parashikuar më parë nuk do e kishte kryer investimin e nxituar. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2017, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori