Shtatzënë për herë të parë, Yllka Kuqi tregon barkun e rrumbullakosur (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë u bë e ditur se këngëtarja nga Kosova, Yllka Kuqi është në pritje të ëmbël dhe pas 8 vitesh martesë ajo e bashkëshorti i saj do bëhen me fëmijë.

Ndonëse kur u zbulua lajmi i ëmbël, Yllka nuk reagoi, së fundmi këngëtarja ka treguar barkun e rrumbullakosur.

Yllka ka pozuar me një fustan jeshil shumë elegant, por sytë menjëherë shkojnë tek barku i fryrë të cilin edhe është munduar ta fshehë pas palave.

Këngëtarja ka marrë shumë komplimenta nga fansat për pamjen e saj, por edhe urime për lajmin e ëmbël të cilin mezi presim ta konfirmojë edhe vetë ajo.

Shtuar më 15/10/2019, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori