Shtatzënë për herë të parë, Fatma tregon barkun e rrumbullakosur me rrobabanjo (FOTO LAJM)

Prej disa ditësh ne media po qarkullon një lajm ku thuhet se moderatorja e ëmbël e InTV, Fatma Methasani është në pritjen e ëmbël.

Thuhet se ajo është në tremujorin e parë të shtatzënisë dhe pavarësisht lajmeve Fatma ka vendosur që ta na lërë edhe pak kohë kuriozë pa treguar asnjë detaj.

Megjithatë në fotot që ka publikuar së fundmi nga pushimet vihet re një ndryshim në trupin e saj dhe ne nuk dimë të themi nëse moderatorja ka shtuar disa kile, apo barku ka nisur të rrumbullakoset.

Pak minuta më parë ajo ka publikuar në Instastory një foto ku shfaqet veshur me rrobabanjo trup dhe sigurisht që të gjithëve na mbetën sytë tek barku i saj.

Alfio dhe Fatma prej disa ditësh kanë nisur pushimet e tyre dhe ata kanë preferuar të mos udhëtojnë jashtë vendit.

Gjatë kësaj kohe kanë qenë mjaft aktive në rrjetet sociale dhe ne jemi duke pritur gjithë sy e veshë një foto ku të konfirmohet lajmi i bukur.
Shtuar më 05/08/2019, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori